Një foto pjesërisht e errësuar e pjesës së përparme të makinës dhe njoftimi që BMW X7 po vjen së shpejti, sugjeron se kompania gjermane do të paraqesë SUV-in e tij më të madh para premierës zyrtare në panairin e veturave që do të mbahet muajin e ardhshëm në Los Anxhelos.
Pak javë para premierës zyrtare, fotografitë e lëshuara tregojnë enterierin e SUV-it më të madh dhe më luksoze të BMW-së.
Megjithëse dyert janë të maskuara, dhe në foto shihet një sedan, pa dyshim se është brendia e X7 nga gjenerata e fundit e sistemit operativ BMW, i cili është gjithashtu në Serinë 8, transmeton KosovaPress.
Pamjet e ulëseve të pasme tregojnë më shumë hapësirë për udhëtarët, ndërsa befason pamja "e zakonshme" e vrimave të ventilimit, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për SUV-in më të shtrenjtë të BMW-së.