Prodhuesi gjerman ka konfirmuar se së shpejti do të ndalojë prodhimin e agregatit të madh V12, derisa V8 do të mbijetojë duke kaluar në sistemin elektrik.
Shefi i AMG-së, Tobias Moers, tha në panairin e veturave në Paris, se V12 do të largohet nga oferta e modeleve me performancë të lartë të Mercedesit, pas përfundimit të prodhimit të AMG S65 aktual,.
Megjithatë, adhuruesit e motorëve të fuqishëm nuk duhet të shqetësohen, duke pasur parasysh se AMG do të vazhdojë prodhimin e agregateve twin-tubo V8.
“V8 është motor shumë efikas dhe në kombinim me elektromotorin, ky agregat do të zgjasë shumë më gjatë se sa që shumica mendojnë”, tha Moers.
Zbatimi i parë i motorit twin-turbo V8 me 4.0 litra, i ndihmuar nga motori elektrik, pritet në modelin AMG GT 4-Door.
Sipas informacioneve jozyrtare, AMG së bashku me V8 do të prodhojë motor me mbi 100 kW, që bashkërisht do të rezultojë me fuqinë prej më shumë se 800 kuaj fuqi.