BMW M2 Competition në rend me hiper-makina, kreu një xhiro për kohë shumë të shpejtë

Auto

BMW M2 Competition në rend me hiper-makina, kreu një xhiro për kohë shumë të shpejtë

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 09:44
BMW M2 Competition

Territori që i përkiste hiper-makinave, tani është kaluar edhe prej BMW M2

Që të kalohet xhiroja e Nurburgringut të Gjermanisë për shtatë minuta, nevojitet makineri shumë e fuqishme.

Vetëm një numër i vogël modelesh, kanë mundësi ta përfundojnë në këtë formë, ndërsa këto makina kanë çmim prej gjashtë deri në shtatë shifra.

E fundit që e kryen këtë sfidë për një kohë kaq të shkurtër, është BMW M2 Competition, që kushton shumë më lirë.

Motori që prodhon 405 kuaj fuqi, është përshtatur në mënyrë të përkryer në këtë kupe të vogël. Kjo është një goditje pak më  madhe se sa Ferrari 360 Modena, që u lansua para disa viteve më parë.

Me mundësi që të arrijë shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë për 4.2 sekonda, ndërsa me shpejtësi të limituar në 250 kilometra në orë, M2 Competition ka arritur ta kalojë xhiron 7:52.36 që i bie të jetë, kohë shumë më e shpejtë se disa hiper-makina. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat