Pamjet e para të gjeneratës së re të Porsche 911 GT3

Auto

Pamjet e para të gjeneratës së re të Porsche 911 GT3

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 09:45
Porsche 911 GT3

Gjenerata re e 911 e quajtur edhe si 992, është pothuajse këtu, pasi do të prezantohet gjatë muajit që vjen në Los Angeles Auto Show 2018.

Deri më tani, është parë disa herë me shumë shtresa kamuflazhi, ndërsa tani spiunët arritën ta shohin versionin 911 GT3 krejtësisht të pambuluar.

Ka psur sugjerime të ndryshme, se si do të duket GT3 i ri, po që të gjitha bien poshtë, me të parë pamjet e vërteta që i ka. Me rrotat origjinale që i ka, duke se ka platformë edhe më të madhe, por nuk besohet të ketë dalë prej linjave të paraardhësve.

Nën kapak, pritet ta ketë të njëjtin motor me 4.0 litra dhe gjashtë shpejtësi. Derisa reporterët që e fotografuan nga pranë, thanë se kishte tingull shumë më të thellë se Porsche 911 GT3.

Ky version që mund t’i ketë deri në 550 kuaj fuqi, nuk pritet të shihet për një kohë, por fakti se e kemi parë nga afër është mjaft përparësi.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat