Vanderhall i shton tavan dhe dyer modelit të ri, si dhe 20 kuaj fuqi

Auto

Vanderhall i shton tavan dhe dyer modelit të ri, si dhe 20 kuaj fuqi

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 11:42
Vanderhall Carmel

Kjo bëhet ‘auto-çikleta’ më e shtrenjtë në treg.

Po që se i doni motoçikletat, por nuk jeni gati të hiqni dorë prej komoditetin e automobilit, atëherë kjo Vanderhall do ishte e përkryer për ju.

E ashtuquajtur ‘auto-çikletë’ që prodhohet në Utah të Shteteve të Bashkuara, vjen në gjeneratën e pestë me tavan dhe dyer, si dhe 20 kuaj fuqi më shumë.

Në përgjithësi, modeli i quajtur Carmel prodhon 200 kuaj fuqi, ndërsa ka mundëis të tërehqë vetëm me rrotat e përparme. Nën kapak e ka motorin e njëjtë prej 1.4 litrave nga Chevy Sonic, që lëshon tingull sikur ndonjë super-makinë.

Të interesuarit për Vanderhall Carmel, duhet të presin deri në fillim të vitit që vjen, kur pritet të lansohet me çmim minimal prej 39 mijë eurove. 

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat