Porsche Taycan më i shtrenjtë se Cayenne

Auto

Porsche Taycan më i shtrenjtë se Cayenne

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 16:57
Porsche Taycan

Gjigandi gjerman Porsche njoftoi se sa do të kushtojë makina e tij e parë elektrike.

Porsche do të nisë zyrtarisht veturën e vet sportive elektrike me katër dyer vitin e ardhshëm.

Nga Porsche nuk kanë bërë të ditur shifrën e saktë, por kanë njoftuar se do të jetë më e shtrenjtë se SUV Cayenne (74,828 euro në Gjermani), por më lirë se sa sedan Panamera (90,655), por është spekuluar të kushtojë rreth 80.000 euro.

Natyrisht, Porsche planifikon në të ardhmen edhe versione shtesë të Taycan, dhe varianti më i fuqishëm mund të kushtojë 200,000 euro. Taycan nxitur nga motorë elektrikë që prodhon kompania Fiat Magneti Marelli zhvillon 600 kuaj fuqi dhe mundëson përshpejtimin nga 0 deri 100 km/h për 3.5 sekonda.

Nga Porsche njoftojnë se bateria 800-volt ofron vozitje për 500 km me një mbushje.

Porsche ka në plan të prodhojë 20,000 Taycan në vit, të cilët do të prodhohen në dy ndërrime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat