Nesër në Gjilan përfundon kampionati në automobilizëm

Auto

Nesër në Gjilan përfundon kampionati në automobilizëm

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 18:30
Është kjo gara e katërt e kësaj disipline

Me garën e nesërme në auto sllallom që do të mbahet në Gjilan përfundon kampionati i Kosovës në automobilizëm për këtë vit, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Është kjo gara e katërt e kësaj disipline, e para që do të mbahet në Gjilan.

“Paraqitja në garë bëhet nga ora 09:00-10:00, pastaj vazhdohet me verifikimin e dokumentacionit dhe kontrollimin teknik, për të nisur me vozitjen provuese në orën 12:00. Vozitja e parë zyrtare është paraparë për orën 13:00, e dyta 30 minuta më vonë, ndërsa 30 minuta pas përfundimit të saj edhe shpallja e rezultateve zyrtare”, thuhet në komunikatë.

Federata e Auto Sportit e Kosovës dhe AK Gjilani thonë se i kanë marrë të gjitha masat që gara të ketë rrjedhë sa më të mirë, ndërsa për të ndodhur kështu, do të asistojnë edhe Policia e Kosovës, Ndihma e Shpejtë dhe Brigada e Zjarrfikësve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat