Ford Mustang Shelby GT500 prezantohet në një organizim privat

Auto

Ford Mustang Shelby GT500 prezantohet në një organizim privat

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 19:54
Ford Mustang Shelby GT500

Shfaqet një fotografi në internet, që e tregon nga afër këtë model të shumëpritur

Gjeneratën e tanishme të Mustang Shebly GT500, Ford e ka mbushur me teknologjinë e fundit, transmision prej dhjetë shpejtësive, si dhe mundësi që pjesa e pasme të tërheqë në mënyrë të pavarur.

Por, këto pritet të ndryshojnë së shpejti, vetëm se nuk e dimë se si do të funksionojë. E tëra që dihet sigurt, është dukja e pamjes së jashtme, ndërsa për detajet tjera do të mësojmë në Detroit Motor Show gjatë vitit që vjen, ku do të prezantohet zyrtarisht.

Ky Ford është shfaqur para një numri të caktuar, gjatë një organizimi privat dhe dikush që e ka fotografuar, e postoi fotografinë e paautorizuar në Instagram.

Eksterieri sportiv dhe me linja shumë të theksuara, ka bërë që ky Ford Mustang Shelby GT500, të duket shumë më i egër, se që është shfaqur në pamjet e mëparshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat