Mercedes ua plotëson dëshirën kinezëve, prodhon SUV më të gjatë

Auto

Mercedes ua plotëson dëshirën kinezëve, prodhon SUV më të gjatë

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 22:06
Modeli i fundit i Mercedes-Benz

Nuk është sekret se limuzinat e zgjatura janë shumë të kërkuara në tregun kinez, dhe e njëjta gjë vlen edhe për modelet e SUV.

Modeli i fundit i Mercedes-Benz, i projektuar posaçërisht për konsumatorët në Kinë, ka marrë një version me distancë të zgjatur ndër-aks.

GLC SUV kompakt në tregun kinez tashmë ka qenë në dispozicion në një version të rregullt, të shitur në pjesën tjetër të botës, dhe prej tani do të jetë në dispozicion në një version më të gjatë "L", me kërkesë së kinezëve. 

Dizajni i makinës është i pandryshuar, përveç se përmasat e tij janë më të gjata duke rritur boshtin me 100 mm.

Mercedes GLC L ka dimensione 4.765 / 1.898 / 1.648 mm, ndërsa distanca midis boshteve tani është 2.973 mm, duke u bërë i ngjashëm me rivalin e saj kryesor në tregun kinez - Audi Q5 L.

Përfitime të rritjes së distancës midis akseve do të kenë pasagjerët që udhëtojnë në ulëset e pasme të mjetit, pasi kanë më shumë hapësirë.

Motorizimi i GLC L është i njëjtë me modelin e rregullt në Kinë. Gama e motorit përbëhet nga tre agregate me benzinë turbo 2.0 litërsh, në modelet me 184, 211 dhe 245 kuaj fuqi, dhe shenjat e modelit janë: GLC 200 L 4Matic, GLC 250 L 4Matic dhe GLC 300 L 4Matic.

Mercedes-Benz GLC L prodhohet në fabrikën Beijing-Benz Motor Company (BBAC), e cila është në pronësi të përbashkët të prodhuesit gjerman Daimler dhe BAIC kinez. 

Modeli me zgjatje të distancës së boshteve kushton 1.450 dollarë më shtrenjtë se Mercedes GLC i zakon

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat