Kështu mund të duket Mercedes-AMG B35

Auto

Kështu mund të duket Mercedes-AMG B35

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 14:23
Mercedes-AMG B35

Mercedesi në panairin e fundit të veturave në Paris ka prezantuar klasën e re B dhe versionin sportiv AMG të klasës A. A mund të presim në të ardhmen edhe B-Classën në version AMG?

Derisa presim përgjigjen, dizajneri i njohur i pavarur X-Tomi Design ka publikuar një fotografi në të cilën shihet modeli i mundshëm Mercedes-AMG B35 4Matic.

Mercedes-AMG A35 vjen me motor 2.0-litër me katër cilindra dhe mbushës Turbo dhe me këtë motor mund të vijë edhe modeli i mundshëm i B-Classës.

Kjo nënkupton se modeli i mundshëm Mercedes-AMG B35 mund të ketë 225 kW/306 kuajfuqi dhe mund të vijë me marshin automatik AMG Speedshift DCT 7G me 7 shpejtësi si dhe me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat – 4Matic.

Mercedes-AMG A35 shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 4,7 sekonda, ndërsa Mercedes-AMG B35 mund ta arrijë deri në rreth 5 sekonda.

Gjithashtu, për një model të tillë do të mund të përfshihej edhe aerodinamika AMG, e cila përmban spoiler të përparmë, set pragjesh, difuzer të pasmë dhe spoiler të pasmë mbi çati. Po ashtu, do të mund të përfshihej edhe sistemi sportiv i shkarkimit të gazrave, amortizatorët e rinj, rrotat më të mëdha AMG si dhe interier sportiv me ulëset e reja dhe timonin AMG me pjesën e poshtme të rrafshët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat