Volkswagen lanson veturën e re

Auto

Volkswagen lanson veturën e re

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 23:27
Volkswagen

Volkswageni ka prezantuar veturën më të re gjermane, të quajtur T-Cross.

Vetura që vjen për tregun e Evropës në vitin 2019 kushton rreth 18 mijë euro.

T-Cross shfrytëzon platformën e njëjtë me VW Polo, Audi A1, SEAT Ibiza dhe SEAT Arona. Modeli është një version i vogël i VW T-Roc.

Modeli më i ri gjerman vjen me motor 1.0-litërsh me 94 kuajfuqi ose 113. Është edhe versioni dizel 1.6-litërsh me 94 kuajfuqi. Ekziston versioni 1.5-litërsh me 148 kuajfuqi, por ky do të vijë më vonë.

Varësisht nga motori, SUV-i i ri vjen me marsh manual me pesë apo gjashtë shpejtësi dhe me versionin me shtatë shpejtësi automatik.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat