McLaren prezanton “perlën” Speedtail

Auto

McLaren prezanton “perlën” Speedtail

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 19:37
McLaren

McLaren ka zbuluar makinën më të fuqishme dhe më të shpejtë të kësaj marke.

Ky është modeli që do të vendoset në krye të gamës ultrasportive të McLaren-it, duke zënë pozicionin që deri më tani i ka takuar P1. Shpejtësia maksimale e McLaren Speedtail do të jetë 400 km/h.

Vetëm 106 njësi janë prodhuar dhe të gjitha janë prenotuar, pavarësisht se kushtojnë 2 milionë euro secila.

McLaren Speedtail do të ketë  vende në konfigurim 1+2, me shoferin në pozicionin qendror dhe dy pasagjerët mbrapa.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat