Aston Martin Valkyrie, makina me aerodinamikën më të madhe ndonjëherë

Auto

Aston Martin Valkyrie, makina me aerodinamikën më të madhe ndonjëherë

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 07:40
Aston Martin Valkyrie

Prodhuesi anglez Aston Martin, që po bashkëpunon me Red Bull për modelin e ri Valkyrie, ka premtuar se do të jetë një makinë e avancuar në aspektin teknologjik dhe me aerodinamikën më të lartë ndonjëherë.

Derisa nuk është dhënë asnjë lajm deri më tani, Christian Horner nga Aston Martin Red Bull Reacing Team, ka dhënë disa detaje të brendshme. Duke folur për Motor1, ai ka thënë se Valkyrie i ri është në fazat finale, ndërsa testimet në ambient të hapur do të nisin së shpejti.

“E tëra është në botën e simulimeve, teksa deri më tani është shumë premtues” ka thënë Horner. “Do të jetë makinë e mahnitshme, ikonë që do të lansohet para fund vitit apo në fillim të vitit që vjen” ka shtuar ai.

Aerodinamikën e lartën që do ta ketë Aston Martin Valkyrie, ai e ka përshkruar si shpërndarës të ajrir, që në fakt lëvizë në rrotë dhe arrin shpejtësi të lart. 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat