Toyota sjell në treg MR2 sport elektrik?

Auto

Toyota sjell në treg MR2 sport elektrik?

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 14:55
Toyota

Kompania japoneze favorizon idenë për kompletimin e “tre vëllezërve” të popullarizuar sportivë – Supra, Celica coupe dhe MR2.

Duke pasur parasysh se Supra e re është paralajmëruar për vitin 2019, ndërsa Celica ka marrë pasuesin në GT86, pritet vetëm MR2. 

Koncepti S-FR nga viti 2015 është paralajmëruar dhe interesimi i drejtuesve të Toyota-s për këtë vetëm sa konfirmon kthimin edhe të modelit MR2. 

Spekulohet se modeli i ri i Toyota MR2 mund të lansohet si model hibrid, ose madje edhe si veturë plotësisht e pastër elektrike. 

Paketimi i baterisë lehtë do të mund të vendosej pas dy ulëseve të pasme, ndërsa pozicionimi në dyshemenë e automjetit do të mundësohej nga qendra e ulët e gravitetit.

Modeli i kompanisë japoneze nuk pritet të dalë në treg para vitit 2020, nëse zhvillimi i prototipit do të zgjidhej tash. 

Nga ana tjetër, MR2 elektrik do të përputhej në mënyrë prefektë në strategjinë e kompanisë për elektrifikim, e cila parashikon të paktën dhjetë modele elektrike në treg deri në vitin 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat