Limuzinat e Putinit shiten ‘flakë”

Auto

Limuzinat e Putinit shiten ‘flakë”

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 14:02
Limuzinat e Putinit

Kompania që prodhon automjete nga projekti Cortez, nisur me iniciativën e presidentit rus Vladimir Putin, tashmë ka marrë porosi të mjaftueshme për prodhimin e dyvjeçarë të këtyre makinave.

Menaxheri i përgjithshëm dhe bashkë-pronar i Sollers, Vadim Shvetsov, tha se  në dy vjetët e ardhshëm nuk ka mundësi për të blerë ndonjë nga këtio makina, pasi ato tashmë janë shitur.

"Unë jam krenar të them se ajo nuk është 2019, jo 2020, nuk ka asnjë mundësi për të blerë makinën AURUS, sepse ne kemi marrë porosi dy vjet më parë. Kjo flet për interesin e lartë në prodhimin e makinave moderne luksoze në Rusi," tha Shvetsov në forumin Vestifajnans.

AURUS është emri i projektit Cortese, që i përkasin familjes së automjeteve luksoze bazuar mbi një platformë unike modulare për zyrtarët më të lartë të shtetit. Çmimi i shitjes është rreth 134 mijë euro.

Ministri i Industrisë dhe Tregtisë të Rusisë, Denis Manturov tha se nuk do të jetë në gjendje për të plotësuar kërkesën në kontekstin e prodhimit për 2019 dhe se kapacitetet e prodhimit do të zgjerohen në vitin 2020.

Manturov më parë ka thënë se prodhimi i Aurus për 2019 do të jetë rreth 120 makina, nga të cilat më shumë se 50 do të jenë për blerësin kryesor – parku për njësi speciale të Shërbimit Federal për Mbrojtje.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat