Brenda gjashtë muajve, makinat Tesla do të parkohen vet dhe jo vetëm

Auto

Brenda gjashtë muajve, makinat Tesla do të parkohen vet dhe jo vetëm

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 13:28
Makina Tesla

Elon Musk që është udhëheqësi kryesor i kompanisë Tesla, ka bërë të ditur se brenda gjashtë muajsh, do të sjellë makinën tërësisht autonome. Kanë kaluar disa javë prej këtij lajmërimi dhe ende nuk ka ndonjë risi në këtë aspekt, por ende ka kohë.

Së fundmi, Muska ka shkruar në Twitter, se makinat Tesla do të parkohen vet brenda gjashtë muajve dhe jo vetëm, pasi do ketë edhe një mundësi shumë interesante.

“Të gjitha makinat Tesla që janë prodhuar në dy vitet e fundit, me versionin Autopilot V2 + do t’ju arrijë softueri i përditësuar, që u mundëson vet parkimin”, ka shkruar Musk.

Pos këtij njoftimi, ai ka bërë të ditur se nëse mbahet një buton në ekranin e telefonit të zgjuar, makina Tesla do ta ndjekë nga pas pronarin, sikur të ishte ndonjë kafshë shtëpiake.

Madje, shoferi mund të shikojë për parkim dhe ta aktivizoi urdhrin, që Tesla të niset vet dhe pasi të ketë shikuar shenjat  komunikacionit, të hyjë vet ën parkim. 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat