Land Rover Defender mund të kthehet fal një partneriteti befasues

Auto

Land Rover Defender mund të kthehet fal një partneriteti befasues

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 07:01
Land Rover Defender

Pas 70 vitesh në prodhim, Land Rover Defender më në fund u largua më 2016. Kompania angleze është duke punuar në një model të ri për ta zëvendësuar atë, që pritet të jetë i avancuar në masë të madhe. Në anën tjetër, disa nuk e duan modernen dhe kërkojnë të kthehet prapa makina e vjetër.

Gjatë vitit të kaluar, është raportuar se miliarderi Jim Ratcliffe – pronari i kompanisë që shet prodhime kimike Ineos – planifikonte të prodhonte makinën e vet 4X4, të bazuar tërësisht në Land Rover Defender.

Herën e fundit që është dëgjuar për Redcliffe, ishte para disa muajsh, se po kërkonte fabrikë Evropë dhe kryesisht në Britani të Madhe. Financial Times, raporton se ai e ka gjetur fabrikën edhe partnerin, për makinën 4X4 të ëndrrave. Indeos ka krijuar partneritet me Ford, që ta prodhojë këtë makinë në fabrikën që ndodhet në South Wales.

Partneriteti do t’ju jepte mundësi 1,000 punonjësve, që për momentin janë në listën e përjashtimit për shkak të zvogëlimit të numrit të punëtorëve. Ineos do të shfrytëzojë një pjesë të fabrikës, që prodhon pjesë për JLR dhe Land Rover.

Marrëveshje e Ford që të prodhojë pjesë për JLR skadon më 2020, ndërsa 1,100 prej 1,700 punonjësve mbesin pa punë. Në të njëjtën kohë, kompania është duke pasur probleme financiare, për shkak të tarifave që Brexit mund t’i ndryshojë.

Ndërtimi i kësaj makine 4X4 për të gjitha terrenet, do t’i ndihmonte edhe industrisë angleze që është duke pasur probleme të konsiderueshme. Ratcliffe ka bërë të ditur se do të investojë miliona në këtë makinë, pa bërë të ditur se çfarë do të bëjë specifikisht.

Pak dihet për këtë makinë, vetëm se Ineos ka arritur marrëveshje për inxhinieri me IBTech, ish-bashkëpunëtoren e Mercedes në këtë drejtim, si dhe Magna për zhvillime të mëtejme. Ende nuk është finalizuar marrëveshja me Ford, por kjo do ishte një partneritet i përkryer. 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat