Chevrolet eCOPO Camaro tregon se si ‘mund të tingëllojnë garat e makinave’ - Bota Sot
Chevrolet eCOPO Camaro tregon se si ‘mund të tingëllojnë garat e makinave’

Auto

E shtunë, 17 nëntor 2018

Chevrolet eCOPO Camaro tregon se si ‘mund të tingëllojnë garat e makinave’

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 00:21
Chevrolet eCOPO Camaro

Teknologjia e lartë dhe sistemi elektrik, po përhapet me të madhe në të gjitha llojet e makinave, përfshirë edhe ato sportive, që bëhen pjesë e garave të ndryshme.

Në mënyrë që të jetë në hap me konkurrencën, Chevrolet e ka krijuar eCOPO Camaro elektrik, që është një makinë sportive me qëndrueshmëri të lartë. Këtë EV që e kemi parë në SEMA, tashmë kemi mundësi ta shohim se çfarë stabiliteti të lartë ka edhe nëse provohet e ashtuquajtura ‘ndezje e gomave’.

Por, për dallim prej makinave tjera që lëshojnë zhurmë të madhe dhe shpuese për vesh, te ky Camaro kemi diçka tjetër.

Ka tingull shumë të mbytur dhe të veçantë, ndërsa shfaqë fuqinë e lartë që ka eCOPO. Në të njëjtën kohë, mund të thuhet se kështu edhe mund të tingëllojnë garat me makina, në një të ardhme të afërt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test