Volkswagen planifikon të hapë fabrikë të re në SHBA - Bota Sot
Volkswagen planifikon të hapë fabrikë të re në SHBA

Auto

E shtunë, 17 nëntor 2018

Volkswagen planifikon të hapë fabrikë të re në SHBA

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 17:40
Volkswagen

Gjiganti gjerman i veturave dëshiron të prodhojë më shumë automjete për tregun amerikan në SHBA.

Përveç Kinës, SHBA është tregu më i rëndësishëm i eksportit për Volkswagen, një prodhues gjerman që tashmë ka një fabrikë - Chattanooga, ku prodhohen modele të destinuara për tregun e Amerikës së Veriut, të tilla si Passat ose SUV Atlas.

Në Meksikë ekziston një tjetër fabrikë e VW, më e madhja e kësaj kompanie jashtë Gjermanisë, ku prodhohen Jetta, Golf, "Beetle" i ri dhe Tiguan.

Volkswagen dëshiron të rrisë shitjet e automjeteve në SHBA, e cila nuk është e mjaftueshme për kapacitetin ekzistues të këtyre impianteve dhe po shqyrton mundësinë e ndërtimit të një fabrike tjetër, shkruan Automotive News.

"Fabrikat ekzistuese nuk janë të mjaftueshme, duke pasur parasysh se ne jemi duke planifikuar modele të reja që shiten në SHBA, të tilla si veturat e ardhshme elektrike apo SUV Atlas", tha kryeshefi ekzekutiv i Volkswagen, Herbert Dis.

Nëse kompania gjermane aktualisht e vendosur për të ndërtuar një fabrikë, kjo pritet të bëhet në jug të SHBA-së, ku, përveç fabrikës në Tenesi (Chattanooga), janë edhe fabrikat e dy prodhuesve tjerë nga Gjermania - Mercedes fabrika në Alabama dhe BMW në Karolinën Jugore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test