Teknologjia re e ngjyrave që do të aplikojë Audi, i mundëson secilit klient eksterier special

Auto

Teknologjia re e ngjyrave që do të aplikojë Audi, i mundëson secilit klient eksterier special

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 09:07
Audi

Në mënyrë që secili klient, ta ketë eksterier special dhe me tonet që i dëshiron, prodhuesi gjerman Audi e ka krijuar një teknologji të re të ngjyrave.

Të gjithë ata që kanë mundësi të paguajnë më shumë, iu ofrohet makina me sipërfaqen me ngjyrë mat, të cilën mund ta lyejnë me nuancën specifike që e duan. Pos ngjyrës, ata mund të kërkojnë edhe dizajnë të ndryshëm, por edhe fotografi, shënime dhe simbole.

Sistemi sikur printeri që shtyp në letër, do të lë përjashta eksterierit të Audit dukjen e kërkuar, që do të mbulohet me pluhur nga xhamat e shtypur. Apo vetëm ngjyra e kërkuar prej klienti, që është përzierje e disa toneve, që nuk janë parë më herë.

Kjo mundësi do të shihet së pari në edicionin special të Audi Q2, kur do të bëhet të ditura edhe detajet tjera që do t’i ketë.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat