Toyota mund të largojë nga prodhimi disa modele që nuk po kërkohen shumë në treg

Auto

Toyota mund të largojë nga prodhimi disa modele që nuk po kërkohen shumë në treg

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 06:39
Toyota

Prodhuesi japonez Toyota, ka një linjë shumë të gjerë prodhimesh, duke e bërë një ndër brendet industriale më të përhapura në treg.

Por, në një të ardhmen e afërt, i duhet t’i largojë disa modele, që nuk janë shumë të kërkuara në treg.

“Jemi duke bërë hulumtime të hollësishme, për të parë se cilat segmente janë më të kërkuarat dhe më profitabile në të njëjtën kohë. Është e pamundur të mbahen të gjitha” ka thënë Jim Lentz, shef i shitjes së Toyota për Shtetet e Bashkuara.

Gjatë muajit të kaluara, Toyota ka shitur 186,286 makina të ndryshme në Shtete e Bashkuara, ndërsa 22,716 të brendit Lexus.

Disa modele janë shitur më shumë, ndërsa të tjera nuk ishin aq të kërkuara. Derisa janë shitur 27,000 njësi të Camry gjatë muajit tetor, kërkesa për Yaris ishte sa gjysma e atij numri, ndërsa Avalon u kërkua shumë më pak.

Shifrat flasin keq për për modelin 86 që është mjaft i moshuar, që është shitur në vetëm 335 njësi. Me ardhjen e modelit Supra të ri, ky model do ta ketë edhe më të vështirë mbijetesën në treg.

E njëjta gjë vlen për Lexus RC, që është shitur në 211 njësi gjatë muajit të kaluar, teksa është tejkaluar prej LS, që po bëhet një prej makinave kryesore të Lexus.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat