Tesla zëvendëson Muskun me udhëheqëse të re

Auto

Tesla zëvendëson Muskun me udhëheqëse të re

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 15:58
Makina të prodhuara nga kompania Tesla.

Kompania e prodhimit të makinave elektronike, Tesla ka emëruar Robyn Denholm si udhëheqëse të saj, pasi Elon Musk është detyruar të largohet nga kjo pozitë.

Denholm, shefe për financa në kompaninë austrialiane të telekomit, Telstra, do të zëvendësojë Muskun, i cili vazhdon të mbetet shef ekzekutiv.

Musk është pajtuar të japë dorëheqje si kryesues muajin e kaluar në mënyrë që të zgjidhë pretendimet për mashtrime që janë ngritur nga rregullatorët financiarë amerikanë.

Përveç masave tjera ndëshkimore, sipas marrëveshjes, Teslas i është kërkuar të emërojë një person të pavarur në krye të kompanisë.

Kjo kompani është përballur me vështirësi të shumta në muajt e fundit, pas komenteve të Muskut në rrjetet sociale në fillim të muajit gusht se ai ka “siguruar fonde të mjaftueshme” për të privatizuar këtë kompani.

Megjithatë Musk është tërhequr nga këto deklarata vetëm disa javë më vonë.

Autoritetet amerikane e kanë paditur Muskun për mashtrim të investitorëve dhe ai sikur edhe kompania janë gjobitur veç e veç me nga 20 milionë dollarë.

Përveç tjerash, Muskut i është kërkuar të heqë dorë nga udhëheqja e kësaj kompanie për tre vjetët e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat