Audi TT me katër dyer merr dritën e gjelbër

Auto

Audi TT me katër dyer merr dritën e gjelbër

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 07:45
Audi TT

Gjenerata e ardhshme e Audi TT do të jetë në qendër të vëmendjes, pasi që ky model sportiv do të transformohet në një veturë më praktike dhe profitabile – Coupe me katër dyer.

Këtë e ka bërë të ditur ekskluzivisht revista e njohur britanike “Auto Express”. Po ashtu, Audi TT Coupe me katër dyer do të prezantohet nëpër panaire për më pak se dy vjet.

Prodhuesi gjerman fillimisht e ka ideuar TT me katër dyer me konceptin TT Sportback në vitin 2014 në panairin e veturave në Paris. Megjithatë, planet për ta sjell këtë model nëpër panaire asnjëherë nuk ka ndodhur për një numër arsyesh.

Tani, katër vjet pas prezantimit të atij koncepti, pavarësisht çështjes ‘Dieselgates’ që ka kapluar shtetin gjerman, Audi më në fund i ka dhënë dritën e gjelbër TT-së me katër dyer.

Gjithashtu, “Auto Express” thotë se projekti për gjeneratën e re të TT-së është finalizuar dhe se menaxhmenti i bordi të Audit ka aprovuar dizajnin e modelit me katër dyer.

“Auto Express”, po ashtu, ka siguruar edhe fotografitë zyrtare në të cilat shihet dizajni i këtij modeli.. Dizajni i këtij modeli është pothuajse i ngjashëm me atë të konceptit TT Sportback, duke nënkutpuar se karroceria do të jetë 2.9 metra më e gjatë se e modelit aktual, ndërsa për 60mm do të zgjerohet dhe 120 mm do t’i shtohen boshtit të rrotave. Coupe katër-dyersh pritet të bazohet në versionin e përditësuar të platformës MQB që e ka TT aktual.

Audi, po ashtu, do të ofrojë disa versione të gjeneratës së ardhshme të TT-së. I pari që do të arrijë do të jetë ai me motor benzinë hibrid i cili do të përdorë teknologjinë 48-voltëshe, si dhe do të ofrojë edhe motorët dizelë elektrikë.

Gjithashtu, edhe teknologjia plug-in hibrid do të luajë rol të rëndësishëm si dhe në ofertë do të jetë edhe versioni tërësisht elektrik. Të dy këto versione do të jetë pjesë e planit të Audit për 20 veturat elektrike që do t’i ketë për shitje nga viti 2025.

Prodhuesi gjerman parashikon se rreth 35 për qind e shitjeve totale do të përfshijnë modele të tilla në të njëjtën periudhë kohore.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat