BMW 1 Series Sedan përfundimisht arrin në Evropë?

Auto

BMW 1 Series Sedan përfundimisht arrin në Evropë?

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 21:24
BMW 1 Series Sedan

Modeli më i vogël i BMW-së nga seria 1 në Evropë shitet vetëm si një hatchback, ndërsa në fillim të vitit 2017 ekskluzivisht për Kinë është prodhuar edhe versioni sedan.

Megjithatë, në qershor të këtij viti 1 Series Convertible u lansua edhe në Meksikë, gjë e cila hapi mundësinë që ku version të vijë edhe kontinente tjera, para se gjithash në Evropë. 

Spekulimet për këtë u bënë edhe më të zëshme pas një seri të fotografive spiunuese të bëra në Munih, ku është vërejtur Seria 1 Sedan i kamufluar.

Është e vështirë për të gjetur dallimet nga modeli i Kinës dhe Meksikës, dhe nuk mund të thuhet me siguri se makina e fotografuar është planifikuar për Evropën, por ka një probabilitet të lartë se është e dikuar për "Kontinentin e Vjetër". 

Para së gjithash, sepse BMW nuk ka një rival të denjë për sedan të vegjël me konkurrentët e saj më të mëdhenj - Sedan Audi A3 dhe Mercedes A-Class Sedan / CLA. 

Nga ana tjetër, BMW nuk ka shumë arsye të tjera, mbi të gjitha ekonomike, për të nisur një seri Sedan 1 në Evropë për shkak të kërkesës së dobët për një makinë të tillë të vogël, por të shtrenjtë. 

Po ashtu, Seria 1 Sedan njëkohësisht të vjedhë pjesë të “tortës”, të cilën e ka Seria 3 Sedan, dhe e cila është më profitabile. Më shumë për të gjitha këto spekulime do të jetë e njohur për disa muaj, kur BMW prezanton gjeneratën e re hatchbacks seria 1 në Evropë.

Gjenerata e re është bazuar në platformën UKL FWD që e ndan me brendin MINI dhe për herë të parë do të jetë me motor të përparmë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat