Toyota Corolla e re arrin më 16 nëntor

Auto

Toyota Corolla e re arrin më 16 nëntor

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 17:08
Skica

Toyota do të paraqesë gjeneratën e re të versionit të limuzinës Corolla në një panair makine që do të mbahet në qytetin kinez Guangzhou, në gjysmën e dytë të nëntorit.

Prodhuesi japonez gjithashtu njoftoi video-tizerin si paralajmërim i premierës së edicionit të fundit të modelit më të shitur të tij në histori. Pritet që në Kinë të shfaqet një version për tregun lokal, por gjithashtu makina nuk do të ndryshojë dukshëm nga modelet që do të shiten në Evropë.

Sa i përket premierës evropiane të sedanit të ri Corolla, ajo duhet të mbahet në mars 2019 në panairin e veturave në Gjenevë. 

Toyota Corolla për 2019 është e bazuar në platformën e re TNGA mekanike, e cila duhet të mundësojë që ajo të jetë më e lehtë, por edhe më e gjerë se versioni aktual. Dizajni i jashtëm, të paktën në pjesën e përparme të veturës, do të jetë i ngjashëm me hatchback dhe karavan që u prezantuan më parë këtë vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat