VW demanton bashkimin me Ford - Bota Sot
VW demanton bashkimin me Ford

Auto

VW demanton bashkimin me Ford

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 12:35
Bëhet fjalë për spekulime rreth një partneriteti shumë më të madh të dy gjigantëve.

Drejtori i Grupit Volkswagen Herbert Dies hodhi poshtë pretendimet se gjigandi gjerman mund të bashkohej me Fordin amerikan.

Pasi që VW dhe Ford kanë njoftuar se së bashku do të prodhojnë automjete të caktuara komerciale, bëhet fjalë për spekulime rreth një partneriteti shumë më të madh të dy gjigantëve.

Megjithatë, Dies mohoi një mundësi të tillë në mënyrë eksplicite duke theksuar se kurrë nuk ishte diskutuar gjatë negociatave mbi bashkëpunimin e ardhshëm.

Por, udhëheqësit e të dy kompanive nuk e mohonin mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit përtej sektorit të automjeteve komerciale.

Ekziston një pikëpamje e përgjithshme se VW dhe Ford mund të bashkojnë forcat në zhvillimin e një flotë makinash elektrike dhe vetëlëvizëse.

Kjo do të ulte ndjeshëm kostot e kërkimit dhe zhvillimit për të dy kompanitë, ndërkohë që në të njëjtën kohë do të rriste fitimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...