Vendimi që mund të nokautojë Volkswagenin

Auto

Vendimi që mund të nokautojë Volkswagenin

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 17:11
Volkswagenin

Fantazmat e skandalit "Dieselgate" vazhdojnë të ndjekin Volkswagen Group dhe nuk ka asnjë indikacion se do të zhduken shpejt.

E fundit në radhë është vendimi i gjykatës civile në Augsburg që mund të ketë pasoja katastrofale për VW. Në fakt, gjykata urdhëroi VW t'i paguante pronarit të TDI Golf në vitin 2012 çmimin e plotë që i kishte paguar makinës - 30,000 euro,  

Gjykata vlerësoi se VW veproi në mënyrë imorale dhe qëllimisht instaloi një softuer për të mashtruar në testet e emetimit të gazit për të rritur prodhimin dhe fitimin. VW i pakënaqur me vendimin paralajmëroi ankesë në gjykatën më të lartë rajonale, pasi beson se gjykata e Augsburgut gabimisht e zbatoi ligjin.

Argumenti i gjigantit nga Wolfsburgu është se rreth 9,000 padi nga pronarët e automobilave VW ishin të pasuksesshme në gjykatat rajonale dhe vendimi i gjykatës Augsburg është në kundërshtim me vendimet e gjykatave të tjera. 

VW ka vendosur programin e diskutueshëm në rreth 11 milionë makina dizel në mbarë botën dhe ka paguar rreth 30 miliardë euro për dënime të shumta. 

Nëse gjykata më e lartë mbështet vendimin e Gjykatës së Augsburgut dhe në bazë të të cilave rastet e ngjashme në vijim vendosen në favor të blerësve të makinave VW, prodhuesi gjerman mund të ketë shpenzime shtesë të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat