Renault ngrit Kadjar në nivel më të lartë

Auto

Renault ngrit Kadjar në nivel më të lartë

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 22:52
Renault

Brezi i ri vjen me një dizajn të brendshëm më tërheqës dhe elegant, por edhe më komfor.

Kadjar vjen me motorë të rinj të benzinës dhe naftës që janë efikas për energji, dhe me opsion 4x4. Në anën e jashtme ka pësuar ndryshime në dizajn, duke iu falënderuar dritave të vogla LED të mjegullës dhe projektorëve të ridizajnuar.

Sa i përket motorit, TCe i ri është një turbo-mbushës 1,3 litërsh në versionet e 140 dhe 160 kuaj fuqi. Ky i fundit ka 270 Nm dhe transmetimi automatik EDC me shtatë shpejtësi, transmeton 

Sa i përket naftës, njësia bazë është sërish 1.5 litra dCi me 115 kuaj fuqi dhe 10 Nm më shumë se gjenerata e mëparshme.

Ndërkohë, në vend të 1.6 litrave, shtohet një motor i ri prej 1.7 litra me 150 kuaj fuqi dhe Kadjar tani ka dy variante për drejtimin më të mirë të rrugës - sistemet 4x4 dhe Extended Grip.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat