Del në shitje për 190 mijë euro, barka e parë tërësisht elektrike - Bota Sot
Del në shitje për 190 mijë euro, barka e parë tërësisht elektrike

Auto

Del në shitje për 190 mijë euro, barka e parë tërësisht elektrike

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 08:44
Sandela Seven tashmë ka dalë në shitje

Inxhinierët suedez e kanë ndërtuar barkën, që besohet të jetë e para që lëvizë duke shfrytëzuar tërësisht energjinë elektrike.

Sandela Seven tashmë ka dalë në shitje dhe të gjithë ata që paguajnë nga 190 mijë euro, do t’ju dërgohet në shtëpi deri në pranverën e vitit që vjen.

Pjesa e sipërme e lundrës që ka 7.7 metra është e hapur, ndërsa në të mund të akomodohen deri në pesë persona.

Kompania pretendon se barka mund të lëvizë me 30 knot – që është rreth 55 kilometra në orë – në qetësi të plotë. Madje, ka edhe autonomi prej afro 95 kilometrave.

Pjesa e jashtme e barkës që përbëhet prej fibrave të karbonit, është e ndërtuar në atë formë, që të lëvizë me lehtësi edhe nëpër ujërat e cekëta.

Prej se është krijuar më 2014, Sandela Seven është përpunuar në masë të madhe deri në muajt e fundit, kur edhe ka hyrë në prodhim. Deri më tani, janë porositur 150 njësi.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test