Nissan thërret 150 000 automjete për mungesë të kontrollit

Auto

Nissan thërret 150 000 automjete për mungesë të kontrollit

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 17:06
Nissan

Prodhuesi japonez i automjeteve “Nissan”, i prekur muajt e fundit nga një skandal që lidhet me inspektimin e automjeteve të tij në Japoni, njoftoi të premten se ka zbuluar probleme dhe se do të tërheqë automjetet e prekura, rreth 150 000.

Kjo shifër i shtohet 1,15 milionë automjeteve të thërritura që prej zbulimit në vjeshtë 2017 të praktikave të gabuara të kontrollit në uzinat japoneze.

“Këto thërritje, që do të zyrtarizohen më 13 dhjetor, prekin vetëm Japoninë”, theksoi “Nissan” në një komunikatë. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat