Volkswageni me skica paralajmëron Golfin e ri

Auto

Volkswageni me skica paralajmëron Golfin e ri

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 12:58
Skica e Golfit të ri

Kompania gjermane Volkswagen me një skicë të publikuar ka paralajmëruar modelin e ri të Golfit.

Modeli Mk8 pritet të prezantohet në verën e vitit 2018 para lansimit të veturës plotësisht elektrike I.D.

Skica e publikuar shfaqet pas fotografive që tregonin testimin e Golfit në Nurburgring.

Mk4 Golfi i ri pritet të jetë më i gjatë dhe më i gjerë se gjenerata e vjetër. Vetura pritet të ketë mbrojtëse më të zgjeruara ndërsa dritat do t’i ketë të ngjashme me Touaregun e ri.

Edhe pse nuk ka detaje tjera të modelit, kompania pritet që ta prezantojë atë në qershorin e vitit 2019.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat