Lamborghinin që mund ta bleni me vetëm 8 euro e gjysmë

Auto

Lamborghinin që mund ta bleni me vetëm 8 euro e gjysmë

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 00:41
Lamborghini

Prapa në vitin 2017, Lamborghini ndërtoi një edicon të posaçëm "Hurracan" për Papa Françeskun.

Megjithatë, Papa Françesku nuk është entuziast i veturave. Faktikisht, ai është i njohur si kursimtar, duke preferuar të shkojë në mbledhi të ndryshme me Fiat 500.

Sidoqoftë, një ankand u zhvillua më herët në maj dhe makina e destinuar për papën u shit për 715,000 euro.

Një pjesë e parave u dërgua në Komunitetin Papa Gjon XXIII, një organizatë bamirëse që përpiqet të ndihmojë gratë viktima të trafikimit me qenie njerëzore.

Megjithatë, transaksioni nuk u finalizua, kështu që makina Huraani do të ofrohet përsëri për një shkak bamirësie. Në një konkurs nëpërmjet Omaze.com, garuesit mund të dhurojnë vetëm 10 dollarë për një shans për të fituar Huracanin e porositur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat