Gjenerata tetë e Volkswagen Golf, konfirmohet nëpërmjet një skice të thjeshtë

Auto

Gjenerata tetë e Volkswagen Golf, konfirmohet nëpërmjet një skice të thjeshtë

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 09:23
Volkswagen Golf

Viti 2019 do të jetë shumë i rëndësishëm për VW, pasi jo vetëm që do të arrijë super-makina elektrike I.D. R, por edhe gjenerata e tetë e ikonës Golf.

Derisa po zhvillohej Golf 8 Supplier Summit, prodhuesi gjerman shfaqi vetëm një skicë të kësaj makine të re.

“Pikë referimi dhe ikonë e e makinave kompakte” e ka quajtur Volkswagen këtë model, që do të ndajë të njëjtën platformë me paraardhëset, ndërsa nuk pritet të ketë ndryshime të mëdha.

Gjatë samitit është thënë se Golf 8 do të hyjë në prodhim gjatë muajit qershor, ndërsa lansohet në gjysmë e dytë të vitit që vjen.

Për blerësit e Evropës, makina dërgohet në çerekun e tretë të vitit, kurse nuk është thënë asgjë për blerësit nga shtetet tjera.

Derisa nuk janë dhënë detajet tjera, ekspertët mendojnë se versioni Golf GTI do t’i ketë 250 kuaj fuqi, ndërsa versioni Gorl F do të arrijë me 100 njësi më shumë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat