Volvo XC40, “Veturë e Vitit” në Japoni

Auto

Volvo XC40, “Veturë e Vitit” në Japoni

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 09:30
Volvo XC40

Modeli XC40 i kompanisë së njohur suedeze Volvo është shpallur “Veturë e Vitit” në Japoni. Ajo ka marrë titullin “Car of the Year Japan 2018-2019”.

Juria i ka dhënë XC40-shit plot 363 pikë, ndërsa vendin e dytë e mori Toyota Corolla Sport me 314 pikë dhe vendin e tretë Volkswagen Polo me 197 pikë.

Ky titull në Japoni ndahet që nga viti 1980, ndërsa pjesë e jurisë janë 60 anëtarë, mes tyre gazetarë dh inxhinierë nga industria e automobilizmit.

Në këtë garë të sivjetme kanë marrë pjesën 27 vetura të reja, ndërsa në finale kanë arritur vetëm 9 prej tyre.

Në vijim po ju paraqesim listën e finalistëve:

Volvo XC40 – 363 pikë;

Toyota Corolla Sport – 314 pikë;

Volkswagen Polo – 197 pikë;

Toyota Crown – 170 pikë;

Mitsubishi Eclipse Cross – 156 pikë;

Mazda CX-8 – 111 pikë;

Alfa Romeo Stelvio – 106 pikë;

BMW X2 – 47 pikë;

Honda Clarity PHEV – 36 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat