VW Jetta nga "Fast & Furious" arrin vlerën 100,000 dollarë

Auto

VW Jetta nga "Fast & Furious" arrin vlerën 100,000 dollarë

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 13:44
VW Jetta

Volkswagen Jetta i famshëm nga filmi i parë i serisë "Fast & Furious" pas tre vjetësh përsëri është në dispozicion për blerje.

Herën e fundit Jetta u pa në vitin 2016 kur një blerës anonim pagoi 42,000 dollarë në ankand. 

Tani ofrohet përsëri për një ofertë, dhe çmimi fillestar është gati tre herë më i lartë, 99.900 dollarë.

Jetta është një nga modelet legjendare të filmit të famshëm në garat e rrugëve, dhe ka motor standard 2.0-litërsh me turbo dhe një automatik me katër shpejtësi. 

Pavarësisht pamjes, Jetta nuk është një makinë që përshpejton më pak se dhjetë sekonda, por është një dëshmitar i epokës së artë të skenës së tuningut dhe është e pajisur me timonin e Sparco me butona NOS, ulëse garash, sistem audio Alpine dhe pajisje të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat