Ford mbyll zyrtarisht modelin C-Max në Evropë - Bota Sot
Ford mbyll zyrtarisht modelin C-Max në Evropë

Auto

Ford mbyll zyrtarisht modelin C-Max në Evropë

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 12:53
C-Max

Gjigandi amerikan Ford ka konfirmuar spekulimet e këtij viti se do të ndalojë shitjen në Evropë të mini-vanit popullor (MPV) C-Max.

Ford prodhoi C-Max dhe variantin e tij Grand C-Max me shtatë ulëse në Salruis të Gjermanisë, ku prodhohet Focusi evropian.

Kompania amerikane do të zvogëlojë numrin e ndërrimeve nga tre në dy, që do të thotë se nga 6,190 punonjës do të largohen nga puna rreth 1,600.

Me rritjen e interesit e konsumatorëve për crossover dhe modelet e SUV, kërkesa për MPV ka rënë, andaj Ford zëvendësoi B-Max me EcoSport crossover në qytetin rumun Crai, një vit më parë.

Përveç rënies së kërkesës, Ford ka mbyllur C-Max edhe pasi nuk shpaguhet përmirësimi i modelit për të përmbushur standardet e reja mjedisore.

Tani për tani nuk ka informacion për fatin e mini-vans më të mëdhenj S-Max dhe Galaxy, por ata kanë gjasa të ringjallen për shkak se u rifreskuan dy muaj më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...