Zbulohet data kur Volkswagen prezanton gjeneratën e re të modelit Jetta

Auto

Zbulohet data kur Volkswagen prezanton gjeneratën e re të modelit Jetta

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 08:37
Volkswagen

Prej se u lansua gjeneratat shtatë e Volkswagen Jetta në Detroit Auto Show, është pritur me padurim të shihet se si do të duket versioni sportiv i kësaj makine.

Më herët është raportuar se GLI do të ketë pjesën e brendshme sikurse Golf GTI, që nënkupton se do ta ketë motorin me 2.0 litra që prodhon 220 kuaj fuqi.

Mendohej se kjo makinë do të prezantohej në panairin e Detroitit që zhvillohet në janar, një vit pasi e prezantoi modelin aktual, por u mësoa se do të shfaqet zyrtarisht në Çikago.

Pasi Autoblog zbuloi datën, zyrtarë nga VW konfirmuan se do të prezantojnë gjeneratën e re të modelit Jetta, në Chicago Auto show, që zhvillohet më nëntë shkurt.

Në konferencën për shtyp që do të zhvillohet disa ditë para këtij panairir, pritet të jepen detajet e parë për Volkswagen Jetta GLI të ri.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat