Volkswagen nis testimin e veturës së tij elektrike

Auto

Volkswagen nis testimin e veturës së tij elektrike

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 18:57
Foto ilustrim

Prodhuesi gjerman po teston modelin elektrik I.D. në Afrikën e Jugut.

Modeli i "kamufluar" Volkswagen I.D. po testohet në kushte të ndryshme klimatike, përfshirë edhe atë në hemisferën jugore, ku mbizotërojnë temperatura verore.

Pritet që modeli i prodhimit të ketë një premierë botërore deri në fund të vitit 2019 ose në fillim të vitit 2020.

Në versionin bazë, VW I.D.  do të ketë një kapacitet baterie prej rreth 50 kWh, që do të lejojë autonomi në drejtimin e rreth 330 km, ndërsa modeli me një bateri pak më të madhe mund të kalojë 450 km me një mbushje.

Supozohet se varianti me bateri me kapacitet më të madh do të ketë një rreze të vozitjes deri në 600 km.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat