Lincoln Continental super-luksoz do të kushtojë mbi 100.000 dollarë

Auto

Lincoln Continental super-luksoz do të kushtojë mbi 100.000 dollarë

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 17:48
Lincoln Continental

Kompania feston të kaluarën e limuzinës legjendare amerikane dhe planifikon të prodhojë vetëm 80 kopje të këtij modeli në vitin 2019.

Versioni ekskluziv tashmë në shikim të parë ndryshon nga kontinental "i rregullt" në dyert e poshtme të veçanta që hapen lart, duke e bërë të lehtë për pasagjerët të hyjnë në ulëset e pasme. 

Brendësia e veturës super-luksoze është e pajisur me ulëse të posaçme me sistem të rregullimit në 30 mënyra, duke bërë të mundur që secili të marrë një pozicion ideal gjatë drejtimit të automjetit.

Ka gjithashtu një sistem për kontrollimin aktiv të zhurmës së jashtme, si dhe një pajisje audio premium Revel Ultima.

Lincoln ka krijuar një konfiguracion 2-vendësh të dizajnuar si një karrige në vend të "stolit" klasik.

Vetura ka motor turbo 3.0 V6 me 406 kuaj fuqi dhe 542 Nm.

Premiera botërore e kësaj veture do të mbahet në Detroit më 14 janar dhe çmimi do të jetë mbi 100,000 dollarë, dyfishi i çmimeve të versionit bazik, i cili kushton 46,145 dollarë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat