Kinezët ‘zbarkojnë’ në SHBA, prodhojnë makina elektrike sportive

Auto

Kinezët ‘zbarkojnë’ në SHBA, prodhojnë makina elektrike sportive

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 18:07
Qiantu Motors

Qiantu Motors kinez i është bashkëngjitur kompanisë së Kalifornisë Mullen Technologies për të nisur modelin sportiv K50 në SHBA në vitin 2020.

Të dy kompanitë do të përgatisin së bashku K50 për homologim në mënyrë që të plotësojnë standardet në SHBA dhe që ky model të mund të shitet më vonë në kontinentin e Amerikës së Veriut, transmeton KosovaPress.

Nëse planet e prodhuesit kinez do të realizohen, K50 do të paraqitet në SHBA në vitin 2020.

Rreth versionit K50 për tregun amerikan ka shumë pak informacione, me përjashtim të asaj se do të ketë një ndërtim alumini me elementë të bërë nga fibra karboni. Karroceria do të mundësohet nga një motor elektrik me 300 kW / 408 kuaj fuqi.

Nga ana tjetër, dihet se versioni për Kinën është i pajisur me bateri 78 kWh dhe ka dy motorë elektrikë me fuqi të kombinuar prej 320 kW / 435 kuaj fuqi dhe një çift rrotullues prej 680 Nm.

Falë këtij konfigurimi, K50 përshpejton 0-100 km/h në 4.6 sekonda dhe shpejtësia maksimale është 200 km/h. Me një mbushje të baterisë, autonomia drejtuese është rreth 380 km.

Ende nuk dihet çmimi i K50 në SHBA, por në Kinë kjo veturë sportive elektrike kushton rreth 110,000 dollarë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat