Militantët sulmojnë ministrinë e Jashtme të Libisë

Azia

Militantët sulmojnë ministrinë e Jashtme të Libisë

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 07:22
Libi

Tre persona kanë vdekur edhe të paktën 20 të tjerë janë plagosur pas një sulmi të militantëve në ministrinë e Jashtme të Libisë në Tripoli.

Një sulmues vetëvrasës ka hedhur veten në erë në hyrje të ministrisë më 25 dhjetor.

Sulmuesi i dytë është qëlluar për vdekje nga rojet e sigurisë para se të shpërthente jelekun e tij, kanë thënë zyrtarë të Libisë.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë, ndonëse grupi terrorist, Shteti Islamik ka kryer sulme të ngjashme në këtë shtet.

Në mesin e personave të vdekur është edhe lideri i mirënjohur i grupit militant, Brigada Revolucionare, Abdul-Rahman Mazoughi.

Misioni Mbështetës i Kombeve të Bashkuara në Libi (UNSMIL) ka dënuar sulmin dhe ka theksuar nevojën e “parandalimit të grupeve terroriste ashtu që të mos kthejnë Libinë në zonë për kryerjen e krimeve”.

Libia është përballur me trazira nga viti 2011 prej kur është rrëzuar nga pushteti dikatori, Muammar Qaddafi.

Ky shtet është i ndarë në mes të Qeverive rivale, të cilat mbështesin grupe të ndryshme të militantëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat