Tajlanda legalizon marihuanën për përdorim mjekësor

Azia

Tajlanda legalizon marihuanën për përdorim mjekësor

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 09:36
Foto

Kuvendi në Tajlandë ka miratuar ligjin përmes të cilit ka legalizuar marihuanën për përdorim mjekësor.

Një nga ligjvënësit vendimin e ka quajtur ‘dhuratë e Vitit  të Ri’ për popullin tajlandez.

Përdorimi rekreativ i marihuanës do të mbetet i paligjshëm

Marihuana u përdor në Tajlandë si një ilaç tradicional, por u ndalua përdorimi i saj në vitin 1930.

Në Azinë Juglindore dënimet për posedim ose përdorim të drogës janë nga më të rëndat në botë, ndërsa,  Taijanda është e para në rajon që  legalizon marihuanën mjekësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat