E premtja e protestave në Gaza, vritet një palestinez dhe plagosen katër të tjerë

Azia

E premtja e protestave në Gaza, vritet një palestinez dhe plagosen katër të tjerë

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 06:39
Gaza

Mijëra palestinezë protestuan në disa zona të ndryshme të kufirit të Gazës, si vazhdim i protestave të quajtura “Marshi i Rikthimit” dhe që zhvillohen rregullisht çdo të premte, që prej 30 Marsit.

Një palestinez 26-vjeçar u raportua i vrarë, ndërsa të paktën 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur në përplasjet përgjatë kufirit, sipas burimeve nga Ministria palestineze e Shëndetësisë.

Ushtria izraelite tha në një deklaratë se disa palestinezë kishin hedhur mjete shpërthyese, granata, goma të djegura dhe gurë ndaj ushtarëve të saj në gardhin kufitar, ndonëse asnjë izraelit nuk mbeti i plagosur.

Ushtria izraelite ka vrarë mbi 200 palestinezë që kur filluan protestat kufitare në mars, thonë mjekët e Gazës, ndërsa nga krahu tjetër vetëm një ushtar izraelit është vrarë nga një snajper palestinez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat