Shpërthen vullkani Agung në Bali të Indonezisë

Azia

Shpërthen vullkani Agung në Bali të Indonezisë

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 19:17
Indonezi

Sot në ishullin Bali të Indonezisë shpërtheu vullkani Agung në ishullin Bali ë Indonezisë.

Qendra e Vullkanologjisë dhe Zvogëlimit të Rreziqeve Gjeologjike (PVMBG) tha se vullkani Gunung Agung shpërtheu ndërsa rreth tij u krijua një shtresë e hirit, transmeton AA.

Në deklaratë thuhet se për shkak të mjegullës në pjesën e sipërme të vullkanit, nuk është e mundur të thuhet me siguri se sa lartë është hedhur tymi dhe hiri ndërsa turistët dhe banorët u paralajmëruan të qëndrojnë larg zonës së rrezikut.

Zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare të Emergjencave (BNPB), Snapopo Purwo Nugroho tha se ende në fuqi mbetet alarmi portokalli dhe paralajmëroi njerëzit të qëndronin 4 kilometra jashtë zonës vullkanike.

Vullkani shpërtheu edhe në qershor, kur një numër i madh i fluturimeve u anuluan përkohësisht nga dhe drejt aeroporteve Bali dhe Java Lindore, kurse pasojat i ndien mijëra pasagjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat