Talibanët zhvilluan bisedime me zyrtarë të Teheranit

Azia

Talibanët zhvilluan bisedime me zyrtarë të Teheranit

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 15:25
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Bahram Ghasemi

Irani ka njoftuar se një delegacion i talibanëve ka arritur në një vizitë të rrallë në Teheran, për bisedime me zyrtarët iranian, si përpjekje për t’i dhënë fund luftës 17 vjeçare në Afganistan.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Bahram Ghasemi tha të hënën se delegacioni i talibanëve është takuar me zëvëndës-ministrin e Jashtëm, Abbas Araghchi.

Zëdhënësi Ghasemi tha se bisedimet u përqëndruan në “çështjet e sigurisë që kanë për qëllim procesin e paqës në Afganistan".

Ai shtoi se qeveria e Afganistanit ka qenë e njoftuar për takimin.

Ky nuk është takimi i parë mes talibanëve dhe zyrtarëve iranian.

Ali Shamkhani nga Këshilli Kombëtarë për Siguri i Iranit konfirmoi javën e kaluar se takime të tilla janë mbajtur edhe në të kalurën dhe se do të vazhdojnë edhe më tutje. Talibanët se fundi kanë mbajtur takime me disa vende të rajonit.

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do të tërheqin rreth 7 mijë pjestarë të forcave ushtarake nga Afganistani që përbën gjysmën e 14 mijë forcave sa i ka aktualisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat