Xi Jinping angazhohet për vazhdimin e hapjes ekonomike të Kinës

Azia

Xi Jinping angazhohet për vazhdimin e hapjes ekonomike të Kinës

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 16:34
Xi Jinping

Kina do të vazhdojë reformat dhe hapjen e tregjeve të saj, pavarësisht mjedisit gjeopolitik kompleks, deklaroi sot presidenti kinez Xi Jinping në fjalimin e tij për Vitin e Ri.

Kina festoi së fundmi përvjetorin e ndryshimit politik të vendosur nga Partia Komuniste më 18 dhjetor 1978 gjatë presidencës së Deng Xiaoping, i konsideruar si arkitekti i hapjes së Kinës me botën.

Duke përmendur kontekstin gjeopolitik ndërkombëtar, Xi vlerësoi se “bota po përballet me një situatë të paprecedentë, duke jetuar kushtet më të vështira të këtij shekulli”.

“Si do që të ndryshojë situata ndërkombëtare, besimi dhe vendosmëria e Kinës në ruajtjen e sovranitetit dhe sigurisë së saj kombëtare mbetet e pandryshuar”, tha ai.

“Sinqeriteti dhe vullneti i Kinës për të ruajtur paqen në botë dhe për të promovuar zhvillimin nuk ndryshojnë”, vazhdoi Xi.

Kina, që është angazhuar në një luftë tregtare të vështirë me SHBA-në, po përballet me një ngadalësim të ekonomisë së saj.

Uashingtoni dhe Pekini kanë vendosur taksa doganore në më shumë se 300 miliardë dollarë produkte por krerët e tyre ranë dakord në fillim të dhjetorit, në kuadër të samitit të G20-ës në Buenos Aires, për një armëpushim prej 90 ditësh që t’i jepet një mundësi negociatave. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat