Furgoni mësyn në turmën e festuesve në Tokio, plagosen disa persona

Azia

Furgoni mësyn në turmën e festuesve në Tokio, plagosen disa persona

Më: 1 janar 2019 Në ora: 09:36
Tokio

(E plotësuar) - Të paktën tetë vetë u plagosën, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë, kur një automjet u fut mes një turme që ishte duke festuar Ditën e Vitit të Ri në Tokio.

Një zëdhënës i policisë tha se shoferi ishte ndaluar dhe transmetuesi kombëtar NHK tha se njeriu ishte arrestuar me dyshim për vrasje në tentativë. Ai u identifikua si Kazuhiro Kusakabe, 21 vjeç, nga Osaka, një qytet i madh rreth 400 km në jugperëndim të Tokios, tha NHK.

NHK tha se i dyshuari fillimisht e përshkroi incidentin si një “akt terrorist”, por më vonë tha se sulmi ishte në hakmarrje për dënimin me vdekje. Incidenti ndodhi pak minuta pasi kishte hyrë viti i ri në zonën turistike popullore, të Harajuku, afër Shrine Meiji, në Tokio qendrore.

“Nuk mund ta besoj, ky është një vend me të cilin jam i njohur, prandaj është shumë tronditëse”, tha Tatsuhiro Yaegashi, një punëtor 27-vjeçar në zonë.

Rruga ishte e mbyllur për automjetet në kohën e incidentit, për të akomoduar numrin e madh të këmbësorëve që dolën në vendin e shenjtë për lutjet e Vitit të Ri.

Pamjet televizive të skenës të martën treguan një automjet pa drita, me ngjyrë gri, të përdorur gjatë sulmit, të pozicionuar përgjatë rrugës. Pjesa e përparme e automjetit u dëmtua rëndë dhe dhjetëra policë dhe zyrtarë të shpëtimit ishin në vendin e ngjarjes.

I dyshuari u largua nga vendi i ngjarjes dhe sulmoi një kalimtar përpara se të kapej 20 minuta më vonë, tha NHK. Në automjet u gjetën rreth 20 litra vajguri.

Furgoni përplas njerëzit në Tokio, po festonin Vitin e Ri

Një frugon i vogël ka përplasur njerëzit që po festonin vitin e ri në një nga rrugët më të famshme të Tokios.

Nëntë vetë mbetën të plagosur, një me lëndime serioze. Incidenti ndodhi pak pas mesnatës në rrugën e njohur Takeshita, në zonën tregtare dhe turistike të Harajuku, ku ndodhet edhe faltorja e famshme Meiji.

Rruga ishte e mbushur me njerëz që shkonin në Meiji për lutjet e Vitit të Ri.

Sulmuesi që drejtonte makinën u largua nga vendi i ngjarjes, por u arrestua më vonë nga policia me akuzën për vrasje në tentativë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat