Popullsia e Kinës pas dhjetë vitesh do të jetë 1 miliard e 440 milionë banorë

Azia

Popullsia e Kinës pas dhjetë vitesh do të jetë 1 miliard e 440 milionë banorë

Më: 5 janar 2019 Në ora: 10:44
Foto ilustrim

Qeveria kineze ka publikuar një raport parashikues për popullsinë, në të cilin thuhet se numri i banorëve në këtë vend do të arrijë në 1 miliard e 442 milionë banorë rreth vitit 2030. Vendi me popullsinë më të madhe në botë tash duhet të përgatitet për mplakjen e popullsisë dhe rënien e fuqisë punëtore.

Sipas këtij raporti, rritja e popullsisë aktive ka stagnuar, ndërsa rritja e numrit të të moshuarve do ta ketë një efekt afatgjatë në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit, sidomos nëse numri i lindjeve vazhdon të mbetet i vogël.

Pritet që popullsia e Kinës do të zvogëlohet në mesin e këtij shekulli në rreth 1.36 miliard banorë, që do të thotë se fuqia punëtore do të zvogëlohej për rreth 200 milionë banorë. Me numrin aktual të lindjeve popullsia do të vazhdojë të zvogëlohet edhe në pjesën e dytë të këtij shekulli.

Kina e kishte shfuqizuar politikën kundërthënëse që lejonte lindjen e vetëm një fëmije nga një çift, ndërsa tash lejohet lindja e dy fëmijëve. Sidoqoftë, numri i popullsisë po vazhdon të tkurret, shkruan “Reuters”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat