Kanadaja dhe disa vende latine kërkojnë largimin e presidentit të Venezuelës

Azia

Kanadaja dhe disa vende latine kërkojnë largimin e presidentit të Venezuelës

Më: 5 janar 2019 Në ora: 18:18
Nicolas Maduro

Disa vende të Amerikës Latine dhe Kanadaja kanë shfaqur mospajtimin e tyre me presidentin aktual të Venezuelës, Nicolas Maduro, duke e vënë në pikëpyetje legjitimitetin e mandatit të tij të dytë. Qeveritë e shumë vendeve kanë kërkuar nga ai që të heqë dorë nga pushteti si mënyra e vetme për ta rikthyer demokracinë.

Kritikat e ashpra u bënë publike gjatë një takimi mes ministrave të jashtëm të Brazilit, Argjentinës dhe Kolumbisë, të cilët janë vënë kundër autoritarizmit në rritje të Maduros, përderisa qytetaët e Venezuelës po detyrohen të largohen nga vendi për shkak të kaosit ekonomik.

Përmes një deklarate, këto vende kërkuan nga Maduro të heqë dorë nga mandati i dytë presidencial dhe t’ia dorëzojë përkohësisht pushtetin kuvendit të kontrolluar nga opozita, deri në mbajtjen e zgjedhjeve të lira.

Në anën tjetër, ministri i jashtëm venezuelas, Jorge Arreaza, e ka akuzuar koalicionin e vendeve latine për marrje të urdhrave të drejtpërdrejta nga Donald Trumpi. Besohet se 2.3 milionë banorë të Venezuelës e kanë lëshuar vendin nga viti 2015. Këto shifra i ka publikuar Organizata e Kombeve të Bashkuara, shkruan“The Guardian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat