Irani konfirmon se po mban në burg ish-marinsin amerikan

Azia

Irani konfirmon se po mban në burg ish-marinsin amerikan

Më: 10 janar 2019 Në ora: 07:27
Michael R. White

Irani konfirmoi të mërkurën se po mban në burg ish-marinsin amerikan Michael R. White, çka e bën atë amerikanin e parë të ndaluar nga Teherani, nën administratën e Presidentit Donald Trump, për të cilin ka informacion publik.

Ndalimi ish-marinsit shton tensionet mes Teheranit dhe Uashingtonit, të cilat gjatë administratës Trump kanë ardhur në rritje, duke përfshirë tërheqjen e SHBA nga marrëveshja bërthamore me fuqitë botërore për Iranin.

Rrethanat e ndalimit të ish-marinsit mbeten të paqarta, por Irani në të kaluarën ka përdorur ndalimin e shtetasve perëndimorë dhe atyre me shtetësi të dyfishtë si leva në negociata.

Lajmi u njoftua nga agjencia gjysmë zyrtare e lajmeve Tasnim, e cila besohet se ka lidhje të afërta me Gardën Revolucionare Paraushtarake të vendit. Ajo citontezëdhënësin e ministrisë së Jashtme Bahram Ghasemi.

"Një shtetas amerikan është arrestuar në qytetin e Mashhadit kohë më parë dhe rasti i tij i është përcjellë administratës amerikane në ditët e para të ndalimit të tij”, citohet të ketë thënë Ghasemi.

Gazeta “New York Times” citonte nënën e zotit White sipas së cilës ajo mësoi tre javë më parë se djali i saj është gjallë dhe se po mbahet në një burg në Iran. Arrestimi i tij u raportua për herë të parë nga një shërbim mediatik në internet i emigrantëve iranianë tëdëbuar, të cilët kishin intervistuar një ish-të burgosur iranian. Ai kishte thënë se ishtetakuar me zotin White në burgun e Vakilabad-it në muajin tetor.

Agjencia e lajmeve “Associated Press” nuk ka arritur të kontaktojë me anëtarët e familjes së zotit White. Departamenti i Shtetit tha se ishte në dijeni të njoftimeve për arrestimin të një shtetasi amerikan, por nuk komentoi lidhur me rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat